NJOFTIM PËR VEND PUNE
Për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në nivelin e mesëm drejtues për plotësimin e vendit të lirë të punës në Administratën e Bashkisë Kurbin
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, (i ndryshuar), si dhe të Kreut II dhe III, të vendimit Nr.242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorië e ulët dhe të mesme drejtuese”,(i ndryshuar), Institucioni i Bashkisë Kurbin shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin :
· “Drejtor”- në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore
· Kategoria e pagës- II-b
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civile të kategorisë së nivelit të mesëm drejtues, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1 |
LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 |
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotërojnë diplomë të nivelit DND/“Master Shkencor”, për shkencat Juridike.
b) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite, në administratën publike.
c) Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
d) Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushës.
e) Të njohë e përdorë shumë mirë programet bazë në kompjuter.
f) Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi me gojë/shkrim.
g) Paga e pozicionit, kategoria II-b.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion pune është:
a) Shpërndarja dhe organizimi i punës në drejtorinë sipas planit të përcaktuar/ miratuar.
b) Planifikon aktivitete në lidhje me objektivat vjetore të përcaktuara për njësine organizative përkatëse në realizimin në kohë të politikave, procedurave për planifikimin e koordinimin e pozicioneve të punës, përshkrimeve të punës e mirëadministrimin e rekordeve tekniko-profesional të punonjësve (manual e elektronik),
c) Nëpërmjet Planit vjetor të Pranimit, miratuar në KB, harton dokumentacionin e nevojshëm për procedure e rekrutimit të nëpunësve civile, nga faza e njoftimit në shtyp për vendin e lirë të punës, deri në momentin e emërimit për periudhën në provë si dhe ndjek e koordinon trajnimet e nëpunësve në Administratën e Bashkisë.
d) Zbaton e kontrollon rregullat e brendshme në adminmistrimin e godinës, ambienteve e pajisjeve të aparatit të Bashkisë dhe ndjek disiplinën në punë në administratën e Bashkisë si dhe parandalim e konfliktit të interesit.
e) Në mbështetje të procesit të vlerësimit të rezultateve në punë, në bashkërendim me drejtuesit e nivelit të ulët e të mesëm drejtues, vlerësojnë objektivat kryesore të punës dhe sjelljet përkatëse profesionale që bëjnë të mundur përmbushjen e misionit në grup ,në nivel drejtorie/sektori/zyre dhe instituciBashkise.
f) Ndjek rishikimin e përmirësimin e strukturës organizative tranzitore, sipas studimeve dhe nevojave publike në kuadrin e RAT dhe zbatimin e procedurave të rekrutimit e vlerësimit të punës në bashkërëndim me eprorët direkt të nëpunësve dhe monitorimin e aktivitetit të sektorit për përmbushjen e objektivave vjetore/afatmesëm, etj.
1.2 |
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datë 13.05.2020.
1.3 |
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 18.05.2020 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Institucionit të Bashkisë Kurbin ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.Konkurimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë (salla e mbledhjeve), në datë 27.05.2020, ora 11.00.
1.4 |
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar), dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003,“Për rregullat e etikës në administratën publike”.
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr.44/20151 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
f) Njohuri Mbi Ligjin Nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interest (i ndryshuar)
g) Rregulloren e Brendshme të Bashkisë Kurbin.
1.5 |
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshëm, ngritur pranë Bashkisë Kurbin, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë:
a. 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv),
b. 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet,
c. 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve),
d. 5 pikë për vlerësimet pozitive.
b) 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin ku ka konkurruar si :“Drejtor i Burimeve Njerëzore” në administratën e Bashkisë Kurbin.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave Nr.242, Datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.
1.6 |
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.
Lista e fituesve do të shpallet në datën 02.06.2020. Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 02.06.2020.
2 |
NGRITJA NË DETYRË |
2.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Nëse Komisioni i Brendshëm përfundon procedurën e lëvizjes paralele pa asnjë të përzgjedhur, rinis procedura nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civile të kategorisë së ulët drejtues, në të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
d- Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Juridik.
b) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite ,në administratën publike.
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
d) Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
2.2 |
DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 04.06.2020, në Institucionin e Bashkisë Kurbin.
2.3 |
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 08.06.2020, do të shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidateve që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit për publikun. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme e të veçanta, të kërkuara më sipër. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr pergjigje brenda 5 diteve kalendarike nga data e depozitimit te saj.
Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë , me datë 17.06.2020, Ora 1100 ,Salla Mbledhjeve Bashki.
2.4 |
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar), dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003,“Për rregullat e etikës në administratën publike”.
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr.44/20151 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
f) Njohuri Mbi Ligjin Nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interest ( I ndryshuar)
g) Rregulloren e Brendshme të Bashkisë Kurbin.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 |
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 |
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Institucioni i Bashkisë Kurbin do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.
Ø Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve),do te shpallet me datë 19.06.2020.
Ø Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 19.06.2020.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën e Bashkisë Kurbin me email bashkia_lac@yahoo.com.