BASHKIA KURBIN VENDE TE LIRA PUNE
NJOFTIM PËR VEND PUNE
Për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv për plotësimin e vendit të lirë të punës në Administratën e Bashkisë Kurbin
Në zbatim të Ligjit Nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV, neni 22 “Pranimi ne Shërbimin Civil”; Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Kreu II, Bashkia Kurbin njofton se në administratën e saj ka 1 (një) vend të lirë pune në kategorinë ekzekutive në grupin e pozicionit të administrimit të posacëm, në pozicionin e mëposhtëm:
Ø “Inxhiner ndërtimi”, tek Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Teritorit
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të kategorisë së nivelit ekzekutiv në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
A-Lëvizja paralele :
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.
Kërkesa të veçanta për këtë vend pune janë :
1.Arsimi i Lartë në Shkencat :-Inxhinieri Ndërtimi me Diplomë Master Profesional ose Bachelor apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, për pozicionin “Inxhiner Hidroteknik”, tek Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Teritorit.
- Të ketë përvojë pune më shumë se 1 vit në administratën publike; (avantazh)
3.Zotërimi një gjuhe të huaj BE, (përbëjnë avantazh);
4.Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushës;
5.Të njohë e përdorë shumë mirë programet bazë në kompjuter;
6.Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi me gojë/shkrim, inisiative, i hapur ndaj çdo sfide me aftësi përshtatjeje ndaj ndryshimeve për transferimin e personelit, si dhe aftësi për të punuar në grup;
7.Paga e pozicionit, kategoria :IV-a
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
Për Pozicionin“Inxhiner Ndërtimi”, tek Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Teritorit.
Ø Udhëzon dhe sqaron të gjithë të interesuarit për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimin për leje zhvillimi, leje ndërtimi dhe leje përdorimi, në zbatim të ligjit Nr.10119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar dhe rregulloreve te miratuara per zbatimin e ketij ligji.
Ø Kontrollon paraprakisht dokumentacionin e dorëzuar nga të interesuarit për leje zhvillimi, leje ndërtimi dhe leje përdorimi.
Ø Ndjek aktete kontrollit për objektet që ndërtohen sipas fazave të ndërtimit.
Ø Përgjigjet për zbatimin e infrastrukturës inxhinierike dhe për projektet që zbatohen në sektorin publik(kur ngarkohet me urdhër të vecantë nga titullari) dhe atë privat.
Ø Kontrollon të gjithë dokumentacionin teknik dhe lidhjen me infrastrukturën inxhinierike.
Ø Kontrollon përgratitjen e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Ø Harton planin e investimeve për objektet që do ti në nshtrohen rikonstruksionit në vitin pasardhës.
Ø Mbulon të gjitha praktikat e planifikimit dhe realizimit të investimeve publike me fonde buxhetore dhe nga të ardhurat e bashkisë.
Ø Përgatit dosjet për investimet në rrugë dhe në veprat e tjera publike dhe i dërgon në njësinë e prokurimit për hartimin e dokumentacionit të tenderit.
Ø Mban arkivën e projekteve të realizuara, duke kompletuar dosjet periodikisht me materialet përkatëse dhe arkivon dosjet e zbatimit të objekteve me investime publike të përfunduara e të marra në dorëzim nga Bashkia.
Ø Relaton çdo muaj tek eprori i tij direkt realizimin e investimeve dhe vlereë e financimeve në objekte.
Ø Shqyrton ankesat për ndërtimet pa leje.
Ø Në bashkëpunim me drejtorin e drejtorisë shqyrton ankesat e qytetarëve mbi zbatimin e lejes së miratuar.
Ø Në bashkepunim me drejtorin e drejtorisë shqyrton ankesat e qytetarëve për dëmtimin e ambientit rrethues ose të objekteve kufitare me atë që ndërtohet.
Ø Në bazë të kërkesave të subjekteve ndërtuese për pajisjen me leje shfrytëzimi, kryen kontrollin përfundimtar të objektit, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Ø Raporton periodikisht për ecurinë e punëve dhe problemet që dalin tek drejtori i drejtorise.
III– Dorëzimi i dokumenteve : Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit :
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit( CV);
– Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
– Fotokopje e diplomës( e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit;
– Fotokopje e diplomës me listën e notave (të noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
– Vërtetim të gjendjes gjyqësore ;
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor;
– Aktin e emërimit si nëpunës civil;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
– Fotokopje të kartës së identitetit.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 29.05.2020.
- IV–Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në date 02.06.2020, nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj. Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë (salla e mbledhjeve) në datën 11.06.2020 ora 10.00.
- V/-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(I azhornuar);
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Proçedurave Administrative;
– Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”;
– Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
– Ligjin 9367,date 07.04.2005”Për parandalimin e konfliktit të interesit( I ndryshuar);
– Rregulloren e Brendshme të Bashkisë .
- V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshëm ,ngritur pranë Bashkisë Kurbin, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet positive.
60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin ku ka konkurruar si“Inxhiner Ndërtimi”, tek Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Teritorit në administratën e Bashkisë Kurbin.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
- V/3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 15.06.2020. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 15.06.2020
B- Procedura e Pranim ne Sherbimin Civil :
a.Nëse Komisioni i Brendshëm përfundon procedurën e lëvizjes paralele pa asnjë të përzgjedhur, rinis procedura nëpërmjet procedurës së Pranimit ne Sherbimin Civil . Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë edhe jashte sherbimit civil.
b.Dokumentet dorëzohen, në zyrën e Protokoll-Arkivit 17.06.2020 te Bashkise Kurbin .
c.Ne datën 19.06.2020, do te shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit për publikun. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme e të veçanta , të kërkuara më sipër.
- Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse ,brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë , me datë 29.06.2020 Ora 1200,Salla e Mbledhjeve në Bashki.
- Faza e vlerësimit me procedurë e pranimit në Shërbimin Civil, me totalin e pikëve prej 100 pikë, është e strukturuar si vijon :
a)20 pikë për dokumentacionin;
b)40 pikë për vlerësimin me shkrim;
c)40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.
g.Data e daljes së rezultateve të konkurrimit me procedurën e Pranimit ne sherbimin civil:
- a) Lista e fituesve me mbi 70 pike( mbi 70% te pikëve) ,do te shpallet me date 07.2020.
- b) Njoftimi do te bëhet : në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 07.2020.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën: Bashkia Kurbin email bashkia_lac@yahoo.com