BASHKIA KURBIN SHPALLJE FITUESI

BASHKIA KURBIN SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM

PËR KONKURSIN E SHPALLUR PËR VENDIN VAKANT, NIVELI I  MESËM DREJTUES

 

Në zbatim të Ligjit Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil” (i azhornuar), si  dhe VKM Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve te lira ne kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II  pika 2 dhe Kreu III, pika 2:

 

Ø  Njoftojmë për përfundimin e procedurës “Lëvizje Paralele” për nivelin e mesëm drejtues në pozicionin:“Drejtor i  Burimeve Njerëzore”.

 

Ø  Për konkursin e shpallur për pozicionin e mësipërm, Ju njoftojmë përfundimin e procedurës së konkurimit të lëvizjes paralele në pozicionin e punës Drejtor i  Burimeve Njerëzore, për shkak se, në përfundimin e afatit 15(pesëmbëdhjetë), ditor të shpallur me njoftimin e datës 29.04.2020, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, nuk u paraqit asnjë letër motivimi nga asnjë kandidat.

 

Pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant dhe është i vlefshëm për konkurimin ndërmjet procedurës së “Ngritjes në detyrë”, me të drejtë aplikimi për nëpunës civilë të një kategorie paraardhëse, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë si dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.