DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE
SHPALLJE
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË KATEGORISË SË LARTË DREJTUESE NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE, NGRITJES NË DETYRË OSE PRANIMIT NGA JASHTË NË SHËRBIMIN CIVIL
|
- SEKRETAR I PERGJITHSHEM
Kategoria e pages I-b
Në zbatim të nenit 32 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, VIII të Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, Bashkia Kukes, shpall procedurat e ngritjes në detyrë ose pranimit nga jashtë në shërbimin civil për pozicionin:
- 1(një) Sekretar i Pergjitshem,
Kategoria e pages I-b.
Pozicioni më sipër, është i hapur për nëpunësit civilë te nivelit te larte drejtues, të kategorisë së mesme drejtuese për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë si dhe për persona të tjerë jashtë shërbimit civil të cilët përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në shpalljen për konkurrim. |
Afati për dorëzimin e dokumentave për – LEVIZJE PARALELE: 03 TETOR 2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për – NGRITJE NE DETYRE: 03 TETOR 2019 Afati për dorëzimin e dokumentave për – PRANIM NGA JASHTE: 03 TETOR 2019
|
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si me siper eshte:
- Formulon politikat e institucionit dhe merr masa për zbatimin e tyre;
- Koordinon dhe garanton përfshirjen e kontributeve të dhëna nga seksionet/drejtoritë, të cilat kanë lidhje midis tyre, gjatë procesit të formulimit të politikave, sipas fushës që mbulon institucioni;
- Siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat, duke ndjekur rregullisht procesin dhe duke marrë masa për zgjidhjen e problemeve;
- Siguron drejtim strategjik afatgjatë;
- Merr masa për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të institucionit dhe përgjigjet përpara Kryetarit të Bashkisë në përputhje me legjislacionin.
- Identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve, për përmirësim të politikave, programeve dhe performancës institucionale;
- Menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të institucionit;
- Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas njësive kryesore administrative;
- Siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
- Është përgjegjës për ristrukturimin organizativ të institucionit;
- Miraton përshkrimet e punës së nëpunësve të institucionit;
- Promovon iniciativa për përmirësimin e shërbimeve me publikun;
- Përfaqëson institucionin, me autorizim të titullarit, brenda dhe jashtë vendit;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, etj.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Shkencave Ekonomike ose Juridike (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në Administratën Publike.
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Njohuri të gjuhës angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT. |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Kukes ku ndodhet pozicioni, dokumentet si më poshtë:
- a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- b) Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Per diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
- c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vëetetojnë eksperiencën në punë);
ç) Fotokopje të ID
- d) Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore;
- d) Raport mjekësor që vërteton se është i aftë për punë;
- e) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- f) Vlerësimin e fundit nga eprori direct;
- g) Vertetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- m) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti, brenda datës 03.10.2019, në Bashkinë Kukes me adresë: Sheshi “Skenderbej” Kukes, Lagje 5.
1. NGRITJA NE DETYRE DHE PRANIMI NGA JASHTE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
2.1 | KUSHTET PËR NGRITJEN NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët nëpunës civilë të kategorisë së mesme drejtuese duhet të plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, në kategorinë e mesme drejtuese (kategoria II-b)
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Shkencave Ekonomike ose Juridike (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në Administratën Publike.
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Njohuri të gjuhës angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT. |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Kukes ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
- a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- b) Fotokopje të diplomës dhe e listës së notave e noterizuar;
- c) Fotokopje të librezës së punës e noterizuar;
ç) Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore;
- d) Raport mjekësor që vërteton se është i aftë për punë;
- e) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 03.10.2019, në Bashkinë Kukes me adresë: Sheshi “Skenderbej” Kukes, Lagje 5.
2.3 | REZULTATET PER FAZEN E VERIFIKIMIT PARAPRAK: |
Ne daten 14.10.2019, Njesia Pergjegjese e Bashkise Kukes do te shpalle ne faqen zyrtare te Bashkise Kukes dhe ne portalin “Sherbimi Kombetar i Punesimit”, listen e kandidateve qe plotesojne kushtet dhe kerkesat e posaçme per proceduren e ngritjes ne detyre dhe pranimit nga jashte si dhe daten, vendin dhe oren e sakte ku do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Ne te njejten date kandidatet qe nuk i plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta per kete procedure do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike nga njesia pergjegjese, per shkaqet e moskualifikimit (nepermjet adreses se e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA: |
Kandidatët do të testohen me shkrim ne lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, të ndryshuar
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e administratës shtetërore”
- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
- Njohuri në lidhje meligjin nr. Nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”,
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e Taksave Vendore”, të ndryshuar
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
- Njohuri mbi menaxhimin e riskut
Kandidatët gjate interistes se strukturuar me goje do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohurite, aftesite, kompetencat ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes;
- Eksperiencen e tyre te meparshme
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren.
- Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar veprime të ndryshme;
- Aftësi Komunikimi;
- Aftësi të drejtimit strategjik;
- Ndërtim i marrëdhënieve personale;
- Efektiviteti;
- Aftësi pune në grup;
- Kuptim i gjerë i kompetencave ndërsektoriale;
- Njohuri mbi fenomenet sociale dhe ekonomike;
- Vizion;
- Të qenët krijues;
- Njohuri për sistemin ligjor evropian
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE: |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë
e tyre për karrierën, deri në 50 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të
lidhura me fushën, deri në 10 pikë.
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT: |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Menaxhimit te Burimeve Njerezore Kukes do të shpalle fituesin ne faqen zyrtare dhe ne portalin “Sherbimi Kombetar I Punesimit”. Te gjithe kandidatet pjesmarres ne kete procedure do te njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e–mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil ose pranimin nga jashtë do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, – datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; – mënyrën e vlerësimit të kandidatëve: – Daten, vendin dhe oren ku do te zhvillohet konkurimi duke filluar nga data 14.10.2019 –
|