BASHKIA KORÇË SHTYRJE AFATI

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT PËR VENDET VAKANTE SHOFER/ZJARRFIKËS DHE NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit”, Vendimit të Këshilit të Ministrave nr. 520 datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” Kreu III “Ndarja e funksioneve, nivelet, detyrat, procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim pezullim dhe përjashtim” si dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë , njofton se për pozicionet:

4 (katër) vende vakante (jo shofer) në nivelin bazë të shërbimit vendor të MZSH-së Korçë;

– 2 (dy) vende vakante shofer/zjarrfikës në shërbimin vendor të MZSH-së Korçë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit do të shtyhet deri në datën 04.09.2020. Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Korçë.