Në zbatim të Ligjit nr. 152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit” , Vendimit të Këshilit të Ministrave nr. 520 datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” Kreu III “Ndarja e funksioneve, nivelet, detyrat, procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim pezullim dhe përjashtim” si dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak, njofton se për pozicionet:
- 2 (dy) vende vakante shofer/zjarrfikës në shërbimin vendor të MZSH-së Korçë.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!
- 4 (katër) vende vakante (jo shofer) në nivelin bazë të shërbimit vendor të MZSH-së Korçë.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!