BASHKIA KORÇË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

  • 1 (një) Specialist për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave demografike etj., në sektorin e administrimit të rregjistrimit të territorit, në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria III.b.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe Vendimin nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

  •  1 (një) Përgjegjës i sektorit për planifikimin e territorit në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria III.a/1.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

  •  1 (një) specialist për emergjencat civile në sektorin e emergjencave civile, në drejtorinë e burimeve njerëzore, protokoll-arkivës dhe shërbimeve mbështetëse, në drejtorinë e përgjithshme juridike dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, kategoria III.b.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

 

  • 1 (një) Specialist projektues në Sektorin e planifikimit të territorit, në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria e pagës III.b.

Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit: Dea Shkodrani

A- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 13.06.2024 ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.