BASHKIA KORÇE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII të Vendimit nr. 243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin :

  • 1 (një) Specialist për ndihmën ekonomike për Njësinë Administrative Vithkuq, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria III.b

Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:

– Anesti Tonellari

– Enerjeta Shore

A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.05.2024 ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.

B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 28.05.2024 ora 12:30 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.