Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin :
- 1 (një) Specialist për kadastren fiskale, vlerësimin dhe shërbimin e taksapaguesve në Sektorin e kadastres fiskale, vlerësimit dhe shërbimit të taksapaguesve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria III.b.
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë: Adela Lumani
A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 05.04.2024 ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 15.04.2024 ora 12:30 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë
- 1 (një) Specialist për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave për Njësinë Administrative Bulgarec, në Sektori për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave për Njësitë Administrative, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria III.b
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë: Romeo Dinellari
A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 05.04.2024 ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 15.04.2024 ora 12:30 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.