BASHKIA KORÇË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin :

 

· 1 (një) Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun kategoria e pagës III.b.

 

Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:

– Marinela Cenolli

– Lorena Saro

 

A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28.08.2023 ora 10:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.

B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 04.09.2023 ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritje në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimi civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

· 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Financës, në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Buxhetit dhe MFK-së në Drejtorinë e Përgjithshme e Financës, Buxhetit dhe MFK, kategoria III/a/1.

·

Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:

– Elda Lulani

 

A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28.08.2023, ora 9:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.

B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 04.08.2023, ora 11:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.