BASHKIA KOLONJË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Bashkia Kolonjë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionet:

  •  (1) Specialistë IT, Kategoria e pagës IV-a).

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Kolonjë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë dhe pranimin nga jashtë në shërbimin Civil për pozicionin:

  • Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Social (Kategoria e Mesme Drejtuese klasa II-b)
  • Drejtor në Drejtorinë e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Sportit në bashkinë Kolonjë, Kategoria e II-b

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Bashkia Kolonjë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

  • Specialiste për ndihmën ekonomike në njesinë administrative Mollas – Çlirim.
  • Specialist për ndihmën ekonomike në njesinë administrative Barmash – Novoselë.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: SHPALLJE