Bashkia Kavajë – Plani vjetor i pranimit per vitin 2019

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA KAVAJË

 

 

 

Nr. 941/1 Prot.                                                                                         Kavajë, më 06.03.2019

  

 

 

Lënda: Dërgim Plani Vjetor për Pranimet në Shërbimin Civil në Bashkinë Kavajë për Vitin 2019

 

Drejtuar: SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

 

 

Adresa: Bulevardi “B. Curri” pranë ish Hotel Arbana. TIRANË, SHQIPËRI

 

 

Në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,neni 64; të Ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin Civiltë ndryshuarneni 18 dhe 19 ; të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 108, datë 26.02.2014 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil”, pika 11;

Bashkëngjitur po ju dërgojmë Urdhërin e Brendshëm Nr.31, Datë 06.03.2019, Nr.941.Prot të Bashkisë Kavajë “PËR MIRATIMIN E PLANIT VJETOR TË PRANIMEVE NË SHËRBIMIN CIVIL NË BASHKINË KAVAJË PËR VITIN 2019”

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

 

 

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA KAVAJË

 

 

Nr. 941.Prot                                                                                  Kavajë më 06.03.2019

                                                   URDHËR I BRENDSHËM

NR.31, DATË 06.03.2019

 

“PËR MIRATIMIN E PLANIT VJETOR TË PRANIMEVE NË SHËRBIMIN CIVIL NË BASHKINË KAVAJË PËR VITIN 2019”

 

Në zbatim të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,neni 64; të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin Civil” të ndryshuar, neni 18 dhe 19 ; të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 108, datë 26.02.2014 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil”, pika 11; në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.131, datë 26.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2019-2021 dhe buxhetin 2019”, si dhe në Vendimin Nr. 01, datë 03.01.2019 të Bashkisë Kavajë “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kavajë për vitin 2019”,

URDHËROJ:

  1. Miratimin e Planit Vjetor të Pranimeve në Shërbimin Civil në Bashkinë Kavajë për Vitin Kalendarik 2019.
  2. Numri i vendeve vakante për të cilat do të shpallet konkurrimi të jetë 60 të ndarë sipas tabelës së mëposhtme:
 

Nr.

Rëndor

 

 

Pozicioni

 

Kategoria

 

 

Vend

Vakant

 

 

Kategoria e

 

Pagës

 

1. Drejtor Drejtorie E mesme drejtuese  

5

II b
2. Përgjegjës E ulët drejtuese  

12

III b
3. Specialistë në Bashki

qendër

 

Ekzekutive

 

26

III b
4. Specialistë në Njësitë Administrative Ekzekutive 17 III b

 

 

  1. Vendet vakante të nëpunësve civilë të nivelit ekzekutiv të klasifikuar sipas Grupeve të Administrimit të Përgjithshëm janë si më poshtë (gjithsej 15):
    • Specialist i Kontratave në Drejtorinë e Planifikimit të Zhvillimit të Territorit 1
    • Specialist i Pronave në Drejtorinë e Kadastrës Urbane, Menaxhimit të Aseteve Publike 1
    • Specialist i Strehimit në Drejtorinë e Kadastrës Urbane, Menaxhimit të Aseteve Publike 1
    • Specialist Infrastrukture në Drejtorinë e Shërbimeve Publike 1
    • Specialist Tatim-Taksa në Njësinë Administrative Synej 1
    • Specialist i Marrëdhënieve me Publikun në Njësinë Administrative Synej 1
    • Specialist Tatim-Taksa në Njësinë Administrative Luz i Vogël 1
    • Specialist i Marrëdhënieve me Publikun në Njësinë Administrative Luz i Vogël 1
    • Specialist i Protokoll-Akivës në Njësinë Administrative Helmas 1
    • Specialist Tatim-Taksa në Njësinë Administrative Helmas 1
    • Specialist Tatim-Taksa në Njësinë Administrative Golem 3
    • Specialist Shërbimi në Njësinë Administrative Golem 1
    • Specialist i Marrëdhënieve me Publikun në Njësinë Administrative Golem 1

 

  1. Vendet vakante të nëpunësve civilë të nivelit ekzekutiv të klasifikuar sipas Grupeve të Administrimit të Posaçëm janë si më poshtë (gjithsej 28):

Pozicione të cilat kërkojnë njohuri të posaçme dhe arsimim në një nga degët e Shkencave të Ekonomike dhe Juridike (gjithsej 10)

  • Specialist i Auditimit të Brendshëm në Sektorin e Auditimit të Brendshëm 1
  • Specialist Ekonomist në Sektorin e Blerjeve dhe Prokurimeve Publike në Drejtorinë e Burimeve Ekonomike 1
  • Specialist i Biznesit dhe të Ardhurave në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore 1
  • Specialist për Taksën Familjare në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore 1
  • Specialist i Menaxhimit të Borxhit Drejtorinë e të Ardhurave dhe Menaxhimit të Borxhit 1
  • Specialist Jurist në Sektorin e Menaxhimit të Kontratave në Drejtorinë e Planifikimit të Zhvillimit të Territorit 1
  • Specialist Jurist në Drejtorinë e Shërbimeve Publike 1
  • Specialist Ekonomist në Drejtorinë e Shërbimeve Publike 1
  • Specialist në Njësinë Administrative Golem 1
  • Specialist Ekonomist Arkëtar në Njësinë Administrative Golem 1

 

Pozicione të cilat kërkojnë njohuri të posaçme dhe arsimim në fushën e Agronomisë, Mjedisit, Veterinarisë, Inxhinierisë së ndërtimit, Arkitekturës, etj. (gjithsej 18 )

 

  • Specialist Inxhinier në Sektorin e Blerjeve dhe Prokurimeve Publike Drejtorinë e Burimeve Ekonomike 1
  • Specialist i Ndikimit dhe Monitorimit të Mjedisit në Drejtorinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Mjedisit 1
  • Specialist Veteriner në Drejtorinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Mjedisit 1
  • Specialist Ushqimi në Drejtorinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Mjedisit 2
  • Specialist Inxhinier në Drejtorinë e Planifikimit të Zhvillimit të Territorit 2
  • Specialist Inxhinier Elektrik në Drejtorinë e Planifikimit të Zhvillimit të Territorit 1
  • Specialist Arkitekt i Lartë Drejtorinë e Projektimit, Politikave Zhvillimore dhe Investimeve të Huaja 2
  • Specialist Inxhinier Drejtorinë e Projektimit, Politikave Zhvillimore dhe Investimeve të Huaja 2
  • Specialist Agronom Drejtoria e Kadastrës Urbane, Menaxhimit të Aseteve Publike 1
  • Specialist Informatike në Drejtorinë Ligjore 1
  • Specialist Veteriner në në Njësinë Administrative Synej 1
  • Specialist Veteriner në Njësinë Administrative Luz i Vogël 1
  • Specialist i Mirëmbajtjes së Tokave në Njësinë Administrative Golem 1
  • Specialist Veteriner në Njësinë Administrative Golem 1

 

  1. Vendet vakante të Nëpunësve të Nivelit të Lartë Drejtues, të Mesëm Drejtues, të Ulët Drejtues të plotësohen konform parashikimeve të Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij.
  2. Vendet vakante të nëpunësve civilë të nivelit ekzekutiv të plotësohen përmes proçedurës së lëvizjes paralele ose pranimit nga jashtë në shërbimin civil.
  3. Institucioni ku janë planifikuar vendet vakante përfshijnë Bashkinë Kavajë dhe Njësitë e saj Administrative (Golem, Helmas, Synej, Luz i Vogël).
  4. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse.
  5. Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.