BASHKIA KAMËZ, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamez, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:

  • Drejtor prane drejtorisë së Çeshtjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik. Kategoria e pagës II- b Kandidati e kualifikuar për të vazhduar fazën e konkurimit për levizjen paralele është:

1. Eni Bistri

Intervista do të zhvillohet në datën 25.03.2024 ora 10:00, në ambientet e salles se këshillit bashkiak, Bashkia Kamez.

 

  • Pozicioni: Specialist i PAK, prane Njesise Administrative Paskuqan.

Lloji i diplomës “Shkenca Shoqerore ” niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,

Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamez, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, është:

1. Selma Rruci

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamez në datën 25.03.2024 ora 11.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me goje e cila do te zhvillohet me date 26.03.2024.