BASHKIA KAMËZ, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamez, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:

1 Drejtor prane drejtorise se Kadastres, Bordit te Kullimit & Menaxhimit dhe Administrimit te Aseteve. Kategoria e pagës II- b në Bashkinë Kamez, nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit.

Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashte në shërbimin civil.