Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,
- Specialist për kontrollin e zbatimit të ndërtimeve, në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Nuk kishte asnjë kërkesë për lëvizjen paralele, për vendin e lirë:
- Drejtor drejtorie, në drejtorinë juridike.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Nuk kishte asnjë kërkesë për lëvizjen paralele, për vendin e lirë:
- Përgjegjës sektori, në sektorin e administrimit të të ardhurave dhe statistikave, në drejtorinë e të ardhurave
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Nuk kishte asnjë kërkesë për ngritje në detyrë për shpalljen e vendit të lirë:
- Përgjegjës sektori, në sektorin e kontrollit dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe i ujitjes.
– Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Nuk kishte asnjë kërkesë për shpalljen e vendit të lirë:
- Inspektor i pyjeve dhe kullotave, sektorin e kontrollit dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe ujitjes.
– Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet
Në zbatim të ligjit nr. 152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe kreut III, të vendimit nr. 520 datë 25.07.2019, të Këshillit të ministrave “Për miratimin e rregullores për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”,
- Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të procedurës së pranimit në nivelin bazë në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, njofton se kandidatët fitues për pozicionin luftues zjarrfikës është: Sofokli Leka