BASHKIA HIMARË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

  • Inspektor i pyjeve dhe kullotave, sektorin e kontrollit dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe ujitjes

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil

 

  • Përgjegjës sektori, në sektorin e kontrollit dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe i ujitjes

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se: Nuk kishte asnjë kërkesë për lëvizjen paralele, për vendin e lirë: Përgjegjës sektori, në sektorin e kontrollit dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe i ujitjes.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.

 

Në zbatim të ligjit nr. 89/2022, “Për policinë bashkiake”, vendimit nr. 452, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullorës kuadër të policisë bashkiake”,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të procedurës së pranimit për pozicionin punonjës i policisë bashkiake, njofton se kandidatët fitues janë:

1. Albert Baroti

2. Mikel Këllëçi

3. Fatjon Maraj

4. Xhuljan Davidhi

5. Erjon Lamaj

6. Aleksandro Rroshi

7. Arben Prendi

8. Panajotis Foto