Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin: Drejtor drejtorie, në drejtorinë e menaxhimit të aseteve, është:
1. Irina Bejto
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.04.2024 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.04.2024 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
- Drejtor drejtorie, në drejtorinë e turizmit, arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Nuk kishte asnjë kërkesë për ngritje në detyrë për shpalljen e vendit të lirë: Drejtor drejtorie, në drejtorinë e turizmit, arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit.
Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.