REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA FIER
DREJTORIA E BURIMEVE DHE SHERBIMEVE NJEREZORE
Fier me date 20. 05. 2018
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
Lloji i diplomës “Shkenca Juridike /Shkenca Ekonomike/Shkenca Inxhinierike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencore”
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore ne Bashkine Fier shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Drejtore ne Drejtorine e Prokurimeve Publike, Bashkia Fier – Kategoria: II-b
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE,Ngritje ne Detyre ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
LËVIZJE PARALELE: Afati për dorëzimin e dokumentave data: 07/06/2019
PRANIM NË SH. CIVIL Afati për dorëzimin e dokumentave data: 12/06/2019
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Te siguroje të dhënat e nevojshme nga strukturat përkatëse në institucion për përgatitjen e regjistrit të parashikimit dhe regjistrit të realizimit të procedurave të prokurimit publik;
- Te përzgjedhë llojin e procedurës së prokurimit (dhe justifikimin kur është rasti).
- Te përllogarisë fondin limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
- Te hartoje e urdhrin e prokurimit.
- Te përgatise dokumentet e tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
- Te hartoje dhe te dërgojë njoftimin për publikim brenda afateve kohore.
- Te administrojë të gjitha procesverbalet për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
- Te llogarisë çmimin e shitjes së dokumenteve të tenderit që u jepen operatorëve ekonomikë me kërkesë të tyre kur është rasti.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ( te mesem drejtuese)
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencore ” në Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike/ Shkenca Inxhinierike. Edhe diploma Bachelor duhet te jete ne te njejten fushe.
b- Të kenë të paktën nje vite përvojë pune në Sektorin e Prokurimeve.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
Do të kryhet online, në faqen zyrtare elektronike të Bashkise Fier ,me postë ose dorazi deri në datën 07.06.2019 ne adresen Bashkia Fier, Lagjia “Kastrioti”, Rr. “Ramiz Aranitasi”:
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 10/06/2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në faqen zyrtare online te institucionit,” ne stendat e informimit te Bashkise Fier, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
-Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
-Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131/2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
-Njohurite mbi ligjin nr.9643 date 20.11.2006 “Per Prokurimin Publik” , i ndryshuar dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikeve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të institucionit dhe ne stendat e informimit te Bashkise Fier si dhe ne portalin “Sherbimi Kombetare i Punesimit”.
2 | NGRITJA NE DETYRE |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqenzyrtare elektronike te institucionin , ne stendat e informimit te publikut dhe ne portalin “Sherbimi Kombetare i Punesimit” duke filluar nga data 10/06/2019
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për ngritje ne detyre si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b; III-a;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencore”, në Shkenca juridike/ Shkenca ekonomike /Shkenca nxhinierike .Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
b- Të kenë të paktën nje vit përvojë pune në profesion.
2.2 | DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi per procedure e Ngritjes ne Detyre do të kryhet online, në faqen zyrtare elektronike të Bashkise Fier ,me postë ose dorazi deri në datën 12/06/2019 së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, ne adresen Bashkia Fier, Lagjia “Kastrioti”, Rr. “Ramiz Aranitasi”.
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 14.06.2019, Njesia e Burimeve Njerezore do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkise Fier , dhe ne stendat e informimit te Bashkise Fier ne adresen Bashkia Fier, Lagjia “Kastrioti”, Rr. “Ramiz Aranitasi” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e Ngritjes ne Detyre , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e Ngritjes ne Detyre dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike ngaNjesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore , për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET
TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
-;Njohurite mbi ligjin nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikes se Shqiperise”,i ndryshuar;
-Njohurite mbi ligjin nr. 8116, datë 29.3.199 “Kodi i Procedures Civile i Republikes se Shqiperise”i ndryshuar”
-Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
-Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131/2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
-Njohurite mbi ligjin nr.9643 date 20.11.2006 “Per Prokurimin Publik” , i ndryshuar dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore te institucionit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare te Bashkise Fier në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”,dhe ne stendat e informimit te Bashkise Fier. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes ne detyre për kategorinë e Ulet dhe te Mesme Drejtuese, do të marrin informacion në faqen zyrtare te institucionit dhe ne stendat e informimit te Bashkise Fier, për fazat e mëtejshme të konkurimit:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare online te Bashkise Fier dhe portalin “Sherbimi Kombetare i Punesimit” duke filluar nga data 07.06.2019.
Dr i Burimeve dhe Sherbimeve Njerezore
Martin Dodi