BASHKIA ELBASAN
SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVILË
LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Në zbatim të Nenit 22 dhe nenit 25 të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranim ne sherbimin civil për kategorinë ekzekutive në pozicionin
- Specialiste, Sektori Sektori i Projekteve Strategjike, Marredhenieve me BE e Donatoret e Huaj në Drejtorinë e Politikave Strategjike dhe Medias –Kategoria III B
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË.
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE – 26.09.2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL – 01.10.2019
PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN E MË SIPËR ËSHTË:
- Të bashkëpunojë me OJF-të lokale dhe drejtoritë e Bashkisë Elbasan për krijimin e një databazi mbi projektet e zbatuara në territorin administrative të Bashkisë Elbasan.
- Të marrë pjesë në hartimin e projekteve që do të aplikohen tek donatorët për të kontribuar në pregatitjet e buxhetit.
- Të bashkëpunojë me institucionet e tjera për hartimin e projekteve të perbashkëta.
- Të përgatisi material informuese me qëllim thirrjen e investitorëve të huaja të qyteti.
- LËVIZJE PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJE PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive)
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
d- Të plotësojë kushtet dhe kerkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” “Arsim I Lartë ” Edhe diploma e Bachelorit duhet të jetë e të njëjtës fushë
b- Pervoja ne pune perben avantazh.
1.2 DOKUMENTACIONI , MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h-Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat e përmendura më sipër, duhet të dorëzohen pranë Bashkisë Elbasan, Drejtoria e Administratës e Burimeve Njerëzore, me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur.
Adresa Rr.Qemal Stafa , Elbasan.
Dorëzimi i dokumentave me poste ose dorazi për proçedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive duhet te behet brenda dates : 26.09.2019
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 28.09.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkise Elbasan
do të shpallë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Elbasan, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
-Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
– Njohuritë mbi Ligjin 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar
-Njohuritë mbi Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
– Njohuritë mbi ligjin nr.7764 datë 02.11.1993 ” Per investimet e huaja” i ndryshuar
– Ligji Nr. 55/2015 “Per Investimet Strategjike ne Republiken e Shqiperise”
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë, (20 pikë për përvojën në punë, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen përkatëse, si dhe 10 pike per çertifikimin).
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkisë Elbasan do te shpallet fituesin në faqen zyrtare të saj, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan.
2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, duke filluar nga data 17.10.2019
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROÇEDURËN E PRANIMIT NE SHERBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” “Arsim I Lartë”. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jete ne te njejten fushe .
b-Pervoja ne pune perben avantazh
2.2 DOKUMENTACIONI , MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do te bëhet pranë Bashkisë Elbasan, Drejtoria Administratës e Burimeve Njerëzore, me poste ose dorazi.
Adresa Rr.Qemal Stafa, Elbasan.
Dorëzimi i dokumentave me poste ose dorazi për proçedurën e pranimit në kategorinë e ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 01.10.2019.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 17.10.2019 , Bashkia Elbasan do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proçeduren e pranimit ne sherbimin civil në kategorinë elzekutive , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Elbasan, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së email).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE , AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
-Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
– Njohuritë mbi Ligjin 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar
-Njohuritë mbi Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
– Njohuritë mbi ligjin nr.7764 datë 02.11.1993 ” Per investimet e huaja” i ndryshuar
– Ligji Nr. 55/2015 “Per Investimet Strategjike ne Republiken e Shqiperise”
Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me :
- Njohurite , aftesite kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicioneve te punes
- Eksperiencesn e tyre te meparshme
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karieren :
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatet do te vleresohen ne lidhje me :
- Vleresimi me shkrim 60 pike
- Intervista e strukturuar me goje qe konsiston ne motivimin , aspiratat dhe pritshmerite etyre per karieren deri ne 25 pike
- Jeteshkrimi , qe konsiston ne vleresimin e arsimimit te pervojes e te trajnimeve , te lidhura me fushen deri ne 15 pike
Ne perfundim te kandidateve , Bashkia Elbasan do te shpalle fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit “ dhe në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan . Të gjithë kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pike (70 % të pikëve) do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mait)
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KONKURIMIT
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe faqen zyrtare te Bashkise Elbasan, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe faqen zyrtare te Bashkise Elbasan duke filluar nga data 17.10.2019