BASHKIA ELBASAN – SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK  PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,  i ndryshuar,  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Përgjegjës, Sektori i Turizmit dhe Trashgimisë Kulturore në Drejtorinë e Politikave të Trashgimisë Kulturore, Turizmit dhe Sportit– Kategoria  IIIA/1

-Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit

Duke filluar nga data 24.03.2020, do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.