Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:
- Gentian Bylykbashi
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Elbasan në datën 18.11.2019 ora 11.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Elbasan në datën 20.11.2019 ora 11.00.