Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan,shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjen ne detyrë dhe aplikimin nga jashtë shërbimit civil. Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore në Bashkinë Elbasan, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim njofton se për pozicionin:
Drejtor, Drejtoria e Administratës dhe Burimeve Njerëzore – kategoria e pagës II-b
– Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Duke filluar nga data 13.01.2020 , do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për proçedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimi nga jashtë shërbimit civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vletrësimit për proçedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Drejtor, Drejtoria Administratës dhe Burimeve Njerëzore ” është:
- Lorena Balliu
Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e Bashkisë Elbasan në datë 27.01.2020 ora 10:00
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet e Bashkisë Elbasan në datë 27.01.2020 ora 12:00.