BASHKIA DURRËS, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive, i ndryshuar, në Vendimin nr.41 prot. 4815 datë 15.04.2024 “Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, në Urdhrin nr.133 , prot.4815/1 datë 22.04.2024 “Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, si dhe në Urdhrin nr.136, prot.5304 datë 24.04.2024 “Për shpalljen e konkurimit për pozicionin e lirë”, Bashkia Durrës shpall konkurimin për këto pozicione:

  • 2 Specialistë të Mbrojtjes së Fëmijëve në Sektorin e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Drejtoria e Shërbimit Social
  • Specialist në Sektorin e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale për Njësitë e Vlerësimit të Nevojave pranë Njësisë Administrative Katund i Ri, Drejtoria e Shërbimit Social
  • Administrator Shoqëror, Sektori i Ndihmës Ekonomike dhe Paaftësisë, Drejtoria e Shërbimit Social, Njësia Administrative Katund i Ri
  • Specialist në Sektorin e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Terrritorit

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje per pozicione te lira pune prill 2024 e sakta