Në zbatim të ligjit 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreut IV – Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 pika 4, VKM 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në katëgorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” njësia përgjegjëse pas përfundimit të afatit të përcaktuar për dorëzimin e dokumentave për pranim nga jashtë për kategorinë e mesme drejtuese ka bere verifikimin paraprak te kandidatëve që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
Për sa më sipër, njoftojmë:
– Isi Shehu– Kandidat për Drejtor i Tatim-Taksave dhe Menaxhimit të Aseteve, – aplikim pranim nga jashtë shërbimit civil.
Afati 5 ditor për ankimim përfundon në datën 11.12.2023.
Dy Inspektor të tatim taksave dhe menaxhimit të aseteve
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
Kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit:
1. Nuk ka
Vijon procedura për procedura për pranim nga jashtë shërbimit civil sipas afateve të njoftimit në shpalljen nr.3679 prot, datë 13.11.2023.
Dy Inspektor të tatim taksave dhe menaxhimit të aseteve
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave;
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin Dy Inspektor të tatim taksave dhe menaxhimit të aseteve:
– për procedurën e pranimit në shërbimin civil, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:
1. Eldison Hoxha
2. Klitjon Hoxha
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Dimal në datën 18/12/2023 ora 10.30, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.