Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe VKM 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve si dhe afatit të ankimimit, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën “Pranim nga jashtë shërbimit civil”, për pozicionin Specialist i Bujqësisë, është: Kejdi Mimanaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Dimal në datën 21.03. 2024, ora 10.00 kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.