Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar), nenit 11 të Rregullores së brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës, VKM-së nr.313, datë 1.7.2002,“Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpezimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, (i ndryshuar), Bashkia Dibër shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira :
- Polic në Policinë Bashkiake 1(nje) pozicion
Kandidatët për polic duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
– Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
Kandidatët për Shef i Sektori duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të kenë të kryer arsimin e lartë.
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht dhe mendërisht për të vepruar;
– Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
– Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
b- Curriculum Vitae
c- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
d- Çertifikatë e përbërjes familjare;
e- Librezë ushtarake ose vërtetim nga dega e mobilizimit ushtarak (nese ka)
f- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
g- Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
h- Fotokopje e librezës së punës.
i- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
j- Raport mjeko-ligjor
k- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
l- Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi)
m-Vërtetim nga Gjykata ( që nuk është aktualisht në proces gjyqësor)
n- 2 Fotografi
Dokumentat duhet të dorëzohen pranë Drejtorise së Shërbimeve Mbështetëse,Bashkia Dibër
brenda datës 12.03.2020.
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT
Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër do të shpallë në portalin
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Bashkisë Dibër, në stendat e informimit të publikut dhe në stendat pranë Policisë Bashkiake, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet testimi. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Dibër.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET
TESTIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”
b- Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së
Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar)
c- Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës.
d- Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Kandidatët në testimin me shkrim dhe intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për vlerësimi e kandidatëve është 100 pikë i detajuar si më poshtë:
Vlerësimi maksimal për dokumentacionin është 25 pikë
Vlerësimi maksimal për testimin me shkrim është 45 pikë
Vlerësimi maksimal për intervistën me gojë është 30 pikë
Kandidatët që marrin 60 % të pikëve të testimit me shkrim, kanë të drejtë të vazhdojnë
fazën e intervistës me gojë.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, (testimit me shkrim dhe intervistës me gojë) Njësia e
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër do të shpallë fituesit në portalin “Shërbimi Kombëtar i
Punësimit” në faqen e internetit të Bashkisë Dibër në stendat e informimit të publikut dhe në stendat pranë Policisë Bashkiake. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore.