BASHKIA BERAT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 17,pika 5 “Lirimi , pezullimi, përjashtimi dhe rikthimi I punonjësit të MZSH-së” ,Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.520 , datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, kreu III, neni 57 , procesverbalin e komisionit për verifikimine dokumentacionit të kandidatëve për përmbushjen e kërkesave të veçanta të kandidatëve për rikthim në shërbimin e MZSH-së, Drejtoria e Burimeve Njerëzore njofton se për pozicionin e mëposhtëm:

  •  Luftues, Shpëtuës, Drejtues Automjeti , në nivelin bazë, në Sektorin për Shuarjen e zjarrit dhe Shpëtimin, në Drejtorinë e MZSH-së,.

 

Kandidati që plotëson e kushtet dhe kërkesat për të vazhduar me fazën e testimin fizik dhe intervistën me gojë është: 1. Sajmir Lamaj

Testimi i aftësive fizike do të zhvillohet në datën 12.06.2024. ora 10.00 në ambjentet e MZSH-së.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 12.06.2024, ora 12.00 në ambjentet e Drejtorisë së MZSH-së.

 

Në zbatim të nenit 26, pika 2, të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nëpunësit civil” i ndryshuar, si edhe të kreut II, të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për ngritjen në detyre njofton se për pozicionin :

  •  Drejtor në Drejtorinë e Integrimit Europian dhe Projekteve

 

Kandidati që plotëson kushtet dhe kërkësat e veçanta për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimi është : 1.Marius Qytyku

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.06.2024 , ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 20.06.2024, ora 13.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .

 

  • Përgjegjës Sektori për Projektet dhe Investimet , Drejtoria e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit , për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil është: 1. Rolinda Veliu

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.06.2024, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.06.2024, ora 14.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .