Në zbatim të nenit 26, pika 1, të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nëpunësit civil” i ndryshuar, si edhe të kreut II, të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve për lëvizjen paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin :
- Përgjegjës Sektori për Administrimin e Sistemit Elektronik të Lejeve të Ndertimit, Drejtoria e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve.
Kandidati që plotëson kushtet dhe kërkësat e veçanta për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimi për lëvizjen paralele është : 1. Arjana Marini
A.Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 30.05.2024, në orën 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.
- Përgjegjës Sektori për Projektet dhe Investimet , Drejtoria e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve.
Nuk ka Kandidat që plotëson kushtet dhe kërkësat e veçanta për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimi për lëvizjen paralele.