Në zbatim të nenit 26, pika 2, të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nëpunësit civil” i ndryshuar, si edhe të kreut II, të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve për ngritjen në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin :
Ø Përgjegjës Sektori për Taksat dhe Tarifat e Biznesit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave..
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit , për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin Civil
1. Ardit Nonaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.03.2023, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 30.03.2023, ora 14.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Në zbatim të nenit 22 të ligjit Nr.152/2013 “Për nepunësit Civil” I ndryshuar , si edhe të kreut ,IIdhe IV, pika 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit për pozicionin:
Ø Specialist i Ndihmës Ekonomike dhe Pagesave të Aftësisë së Kufizuar në Njësinë Administrative Velabisht, Drejtoria e Shërbimit Social.
1.Ardian Sulka
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.03.2023, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 30.03.2023, ora 15.30 në ambjentet e Bashkisë Berat .