REPUBLIKA E SHQIPËRISË AVOKATI I POPULLIT Adresa: Bulevardi: “Zhan D’Ark” Nr.2 Tel/Fax:+355 4 2380 300/315 Tiranë, Shqipëri E-mail: ap@avokatipopullit.gov.al www avokatipopullit.gov.al
NJOFTIM
Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për vendin vakant “Specialist” në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, për Procedurën e Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton: Me përfundimin e procedurës të Lëvizjes Paralele nuk pati kandidatë fitues dhe do të vijohet me procedurën e Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil
Për procedurën e Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil, për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve janë paraqitur dhe kualifikuar për të vazhduar fazat e mëtejshme të konkurimit kandidatët:
1. Driada GOSTURANI
2. Alba HARUNI
Konkurimi do të zhvillohet në datën 23.05.2019, ora 14: 00 në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit, adresa Bulevardi “Zhan’Dark”, nr.2 Tiranë.