AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se kandidatët e kualifikuar për pozicionin;

  • Specialist, Sektori i Kërkesave për Qëllime Studimore, Media janë:  Znj. Arlinda Toçi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në:

– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;

– datën: 30.04.2024;

– ora: 10.00

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se kandidatët e kualifikuar për pozicionin;

  • Drejtor, Drejtoria e Marrëdhënieve Ndërinstitucionale në Procesin e Identifikimit dhe Rikuperimit të Personave të Zhdukur janë: Znj. Anjeza Burnazi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në:

– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;

– datën: 25.04.2024;

– ora: 10.00