Në zbatim të nenit 26, pika 5, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pergjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financave
- Nuk ka asnjë aplikim për procedurën e lëvizjes paralele
- Drejtor në Drejtorinë e Sigurisë dhe Zhvillimit Teknologjik
- Nuk ka asnjë aplikim për procedurën e lëvizjes paralele