Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, për arsye të tërheqjes së kandidatit të kualifikuar për në fazen e dytë të vlerësimit, nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë, për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorine ekzekutive, për pozicionin Specialist, Sektori Juridik dhe Prokruimeve, njofton se:
- Procedura aktuale, për arsye të tërheqjes të kandidatit të kualifikuar, konsiderohet e përfunduar;
- Procedura për konkurim të hapur për vendin vakant në pozicionin, Specialist, Sektori Juridik dhe Prokruimeve do të rishpallet