Autoriteti Për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit – Sekretar i Përgjithshëm

 

SHPALLJE PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT TË HAPUR

PËR NËPUNËS CIVIL

KATEGORIA E LARTË DREJTUESE

 

Në zbatim të nenit 32, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut të VIII të  Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr.118, datë 05/03/2014, i ndryshuar, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) shpall procedurën e konkurimit të hapur të Pranimit në Kategorinë e Lartë Drejtuese për pozicionin:

 

  • Sekretar i Përgjithshëm, pranë AIDSSH.
  • Kategoria e pagës I-b.

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave:

 

 

1/4/2019

 

 


 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
 

ü  drejton Sekretariatin Teknik të Autoritetit;

ü  krijon kushtet e nevojshme për realizimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjeve të Autoritetit;

ü  përgatit dhe prezanton materialet e mbledhje te Autoritetit, në bashkëpunim me sektorët përkatës;

ü  kontrollon përgatitjen e strukturë organikës dhe fondit të pagave, sipas procedurave përkatëse;

ü  në përgjigje të kërkesave të anëtarëve të Autoritetit paraqet raporte dhe analiza për veprimtarinë e institucionit apo për çështje të veçanta;

ü  mbikëqyr dhe bashkërendon punën e strukturave të institucionit duke siguruar qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e veprimtarive të institucionit;

ü  merr masa për përdorimin efektiv të mjeteve financiare e burimeve materiale të institucionit;

ü  ka përgjegjësi për çështjet që lidhen me shpenzimin e fondeve të akorduara nga buxheti i shtetit, për financimin e projekteve të veçanta;

ü  është përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të institucionit dhe përgjigjet përpara nëpunësit të parë autorizues në përputhje me legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë;

ü  ndjek dhe mbikëqyr të gjitha çështjet për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucionit dhe, në mënyrë të veçantë zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil;

ü  garanton të drejtat dhe mbikëqyr zbatimin e detyrimeve të nëpunësve të institucionit, sipas legjislacionin në fuqi;

ü  vlerëson dhe parashikon nevojat për trajnim, si dhe planifikon trajnimin e personelit;

ü  ndjek zbatimin e rregullave të etikës dhe të rregullores së brendshme nga punonjësit e institucionit, njofton kryetarin për rastet e shkeljeve, si dhe rekomandon masat e nevojshme;

ü  përfaqëson Autoritetin në marrëdhënie me të tretët, për çështje të karakterit administrativ, kur delegohet dhe autorizohet nga Kryetarja;

ü  koordinon bashkëpunim e Autoritetit me institucionet e tjera publike, si dhe me të gjithë organizmat ndërkombëtarë, të cilët kontribuojnë dhe asistojnë Autoritetin;

ü  përgatit materialet për veprimtarinë e Autoritetit, të cilat duhet t’u dërgohen institucioneve vendase e ndërkombëtare dhe i referon Kryetares, materiale të dërguara;

ü  ushtron çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprori, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

 

  1.11. KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtit nivel (kategoria I-b), ose të një niveli më të ulët (kategoria II-b, nivel i mesëm drejtues);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  • Të zotërojnë diploma të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Drejtësisë, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Përparësi përbën kryerja e studimeve dhe kualifikimeve pasuniversitare në fushën përkatëse. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  • Të kenë jo më pak se 15 vjet eksperiencë pune në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura;
  • Të kenë eksperiencë si nëpunës civil në nivelin e mesëm drejtues jo më pak se 3 vjet;
  • Të kenë kualifikime në fushën e Shkencave Administrative;
  • Të zotërojnë gjuhën angleze (provuar me dokumentet përkatëse). Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së;
  • Të gëzojë integritet të lartë moral, figure të pastër etiko-morale dhe është i shquar për përgatitje të lartë profesionale;
  • Nuk është anëtar në parti politike;
  • Në periudhën 29.11.1944, deri në datën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 02.07.1991, nuk ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;
  • Nuk ka konflikt interesi me detyrën;
  • Plotëson kushtet, kriteret për pajisen me certifikate sigurie, sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

 

1.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Fotokopje të diplomave të arsimimit (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Deklaratë personale që nuk ka qenë anëtar i një partie politike në 3 (tre) vitet e fundit;
  • Vërtetim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nuk ka kandiduar në zgjedhje të përgjithshme apo vendore nën siglën e një partie politike në zgjedhjet që përfshijnë periudhën e 3 (tre) viteve të fundit;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, Brenda datës 1/4/2019.

1.31. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Brenda datës 11/4/2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohen intervistat.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni, nëpërmjet adresës e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët mund të ankohen brenda 5 (pesë) ditëve pune nga shpallja e listës. Njësia e burimeve njerëzore pranë Autoritetit mbi Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit.

do të kthejë përgjigje të arsyetuar brenda 2 (dy) ditëve pune.

 

1.41.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi:
  2. Ligji nr.76/2016, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
  3. Ligjin Nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH”;
  4. Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dale në zbatim të tij;
  5. Ligjin Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, i ndryshuar;
  6. Ligjin Nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  7. Ligjin Nr. 119/2014,“Për të drejtën e informimit”;
  8. Ligjin Nr.9154, datë 6.11.2003 “Për Arkivat”, i ndryshuar;
  9. Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  10. Ligjin Nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  11. Ligjin Nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  12. Ligjin Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
  13. Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
  14. Ligjin Nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”
  15. Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim;
  16. Ligjin Nr. 7514, datë 9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, i ndryshuar;
  17. Ligjin Nr.9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” i ndryshuar;
  18. Rregulloren e Brendshme të Autoritetit mbi Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit tw Shtetit.

 

  1. Aftësitë për të:

 

  • Menaxhuar situate emergjente;
  • Menaxhuar situata të cilat nuk kanë qënë të parashikuara;
  • Marrë vendime mbi bazën e argumentave;
  • Shprehur opinion dhe argumenta në mënyrë të rrjedhshme dhe të sjellshme;
  • Respektuar të tjerët (kolegët, vartësit, qytetarët) dhe dëgjuar opinionet e tyre;
  • Bashkëpunuar me kolegët, duke ndarë me ta informacionin dhe njohuritë e nevojshme;
  • Komunikuar procesin e vendimmarrjes bazuar në argumenta dhe analizë të pasojave;
  • Ndërmarrë nisma të ndryshme strategjike dhe afatgjata brenda kompetencave të funksionit me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale, përmbushjen e objektivave dhe përcaktimin e rrugëve dhe hartimin e planeve për mënjanimin e risqeve në realizimin e tyre, duke shfrytëzuar kapacitetet njerëzore dhe material me kosto sa më të ulët dhe me rendiment maksimal.

 

1.51.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 10 pikë.

Kandidatët do të vlerësohen nepermjet nje testimi me shkrim ne lidhje me:

  • Kuptimin e gjërë të komptencave ndërsektoriale në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës dhe institucioneve të tjera të administrës publike;
  • Njohurite mbi legjislacionin vendas dhe nderkombetar në lidhje me pozicionin e punës;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 6, datë 19.9.2014, “Për procesin e rekrutimit dhe emërimit të nëpunësve civilë të lartë drejtues, anëtarë të TND-së”, i ndryshuar me Udhëzimin nr.2, datë 2.3.2016, të Departamentit të Administratës Publike http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/58-udhezim-nr-6-date-19-09-2014

 

1.61.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.