Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedures të pranimit në shërbimin civil, për pozicionin;
– Specialist, Sektorit i Kërkesave Individuale dhe për Qëllime Rehabilitimi dhe Dëmshpërblimi
janë:
1. Znj. Mirela Murrizi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
– mjediset e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
– datën: 30.03.2023;
– ora: 10.00