Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pergjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
– Nuk ka asnjë aplikim për procedurën e lëvizjes paralele
për pozicionin; Përgjegjës, Sektori i Kërkesave Individuale dhe për Qëllime Rehabiltimi dhe Dëmshpërblimi
Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazes të dytë të vlerësimit, të kandidatëve të kualifikuar, nëpërmjet intervistës të strukturuar me gojë, për procedurën e lëvizjes paralele, në kategorine ekzekutive, për vendin vakant në pozicionin Specialist, Sektori i Ruajtjes së Fondeve, Drejtoria e Arkivit, njofton se:
– Përfundimn e procedurës pa fitues pasi asnjë nga kandidatët e kualifikuar nuk kaloi kufirin minimal prej 70 pikë