AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 21, 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 243, datë.18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se: 

 

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit  në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist  në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes,   Kategoria e pagës III-b, janë  kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit në shërbimin civil:   

 

Z. Juljan Plaku  

Z. Marin Malaveci 

Konkurrimi do të kryhet më datë 31.03.2023, ora 12.00, pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.