AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e lëvizjes paralele, në kategorinë e mesme drejtuese për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës II-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së lëvizjes paralele:

Znj. Kejsi Ziu

Intervista me kandidatin do të kryhet më datë 10.08.2023, pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.