Në zbatim të nenit 21,22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së pranimit në kategorin ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim 2 pozicione, rezulton se ka vetëm një aplikant për pozicionin:“Specialist, në Sektorin e Frenkuencave, në Drejtorinë e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK” , Kategoria e pagës VI-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil:
Znj.Bruna Biçaku
Konkurrimi do të kryhet më datë 14.08.2023, ora 10.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.