Autoriteti i Mediave Audiovizive, Shpallje fituesi

Në zbatim të neneve 21, 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë.18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

Në përfundim të konkurrimit të zhvilluar më datën 19.02.2024, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, me procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist, në Sektorin e Përfaqësimit Ligjor, në Drejtorinë Ligjore, kategoria e pagës IV-1, u shpall fitues:  Znj. Megi Prifti

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

Në përfundim të konkurrimit të zhvilluar më datën 19.02.2024, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, për pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Legjislacionit Europian dhe Integrimit në BE, në Drejtorinë e Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar”, Kategoria e pagës III-1, u shpall fitues:  Z. Ervin Marku.