Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr.243, datë.18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të konkurrimit të zhvilluar më datën.07 09.2023, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, me procedurën e pranimit në shërbimin civil për pozicionin Specialist në Sektorin e Çështjeve të Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtoria e Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës IV-1, u shpall fitues:
Znj. Anisa Gorica
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin:
– Drejtor i Drejtorisë së Botimeve dhe Ndërveprimit, Kategoria e pagës II-1.
Ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin sipas shpalljes së publikuar.