Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.242, datë.18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorine e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele të zhvilluar më datën 31.08.2023, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, për pozicionin “Drejtor, në Drejtorinë Ligjore”, Kategoria e pagës II-1, u shpall fituese:
Znj. Donika Daci.
Në zbatim të neneve 21, 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë.18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të konkurrimit të zhvilluar më datën 31.08.2023, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, me procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist, në Sektorin e Inspektimeve, në Drejtorinë e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, kategoria e pagës IV-1, u shpall fitues:
Z. Gerthard Merja