AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të procesit të vlerësimit, njofton se kandidati fitues për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Botimeve në Drejtorinë e Botimeve dhe Ndërveprimit është:

 

Zj. Igbana Kasmi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

 

Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin:

 

– Përgjegjës në Sektorin e Kodifikimit dhe Vlerësimit të Aplikimeve, Drejtoria Ligjore, Kategoria e pagës III-1.

 

 

Ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin sipas shpalljes së publikuar.