AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

 

Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin: Specialist, në Sektorin e Inspektimeve, në Drejtorinë e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, Kategoria e pagës III-b

 

Ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin sipas shpalljes së publikuar.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të procesit të vlerësimit, njofton se kandidati fitues për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Frekuencave dhe TIK, Kategoria e pagës II-b, u shpall fitues kandidati:

 

Z. Mina Rrudha