AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 21 dhe 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist në Sektorin e Çështjeve të Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtoria e Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës IV- 1, janë kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil:

Znj. Denada Mati

Znj. Vjollca Treska

Konkurrimi do të kryhet më datë 15.05.2024, ora 11.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.