Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e lëvizjes paralele, në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin, Specialist në Sektorin e Analizës, në Drejtorinë e Monitorimit dhe Analizës, Kategoria e pagës IV-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së lëvizjes paralele: Z. Armando Troksi.
Intervista me kandidatin do të kryhet më datë 12.03.2024 ora 10:30, pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.