AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

 

Kandidati i kualifikuar për pozicionin: Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Arkiv – Protokollit është:

 

1. Znj. Olta Stasa

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën 10.02.2023, ora 10.00, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.

 

Adresa: Autoriteti Mediave Audiovizive, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Tiranë

Në zbatim të neneve 20, 21 dhe 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale, të kandidatëve për konkurrim, AMA njofton se:

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit nga jashtë sistemit në shërbimin civil, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionet specialist, në Sektorin e Arkivë – Protokollit, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Arkivë – Protokollit, Kategoria e pagës IV-b, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Arkivë- Protokollit vleresoi se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit me anë të procedurës së pranimit nga jashtë sistemit në shërbimin civil janë:

– Znj Ariela Tiko

– Znj Aurora Balla

 

Testimi do të zhvillohet në datën 13 shkurt ora 10:00 pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive Adresa: Rr. Papa Gjon Pali II, 1010, Tiranë.

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

Kandidatët e kualifikuar për pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Arkivë – Protokollit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Arkivë – Protokollit, Kategoria e pagës III- a/1 janë:

1. Znj. Ermira Bejko

2. Znj. Suela Frashëri

 

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën. 13.02.2023, ora 10.00, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.