N J O F T I M
Mbi procedurat e konkurrimit per pozicionin
Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve te Sherbimit Jo/Prodhuese në Autoritetin e Konkurrencës
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 22, 25 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Inspektor ne Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve te Sherbimit Jo/Prodhuese” nuk ështe paraqitur asnjë kandidaturë për lëvizje paralele.
Plotësimi i këtij pozicioni do të bëhet sipas procedurave “Për pranim në shërbimin civil”
Kandidaturat e paraqitura që plotësojne kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e pozicionit, Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/Prodhuese sipas procedurës për pranimin në shërbimin civil janë:
Anisa Zhamo
Enian Zeka
Juxhin Xamo
Konkurrimi për pozicionin, Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/Prodhuese do të zhvillohet në datën 03.09.2020 ora 10.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.