Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe VKM nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND”, i ndryshuar,
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm” rezulton se kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë procedurën e pranimit në kategorinë e lartë drejtuese për pozicionin e mësipërm janë:
Z. Endi Ҫekani
Znj. Gentiana Milkani
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 26.09.2023, në orën 12.00 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.