Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”ndryshuar me të fundit nr.746, datë 19.12.2018, Kreu IV, pika 14, 17 dhe 19 si dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për proçedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive të ulët dhe të mesme drejtuese”, kreu V, Autoriteti i Konkurrencës nga testimi i realizuar në datën 17.12.2019 nëpërmjet procedurës së “Pranimit në Shërbimin Civil” për pozicionin :
- Specialist (Arkiv/Dokumentacioni) në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, shpall fituese
- Znj. Eneida Kullakshi.